Kyresore » 2012 » Qershor » 5 » Nani në dyshim kundër Gjermanisë
1:20 PM
Nani në dyshim kundër Gjermanisë
Mesfushori i Përfaqësueses së Portugalisë shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në "Euro 2012" kundër Gjermanisë, shkruajnë mediumet e huaja të hënën. Nani, 25-vjeçar, ka dëmtuar këmbën e djathtë në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë dhe nuk është stërvitur në dy ditët e fundit. "Besoj se gjatë këtyre ditëve që kanë mbetur do të rikuperohem dhe do të jem i gatshëm për ndeshjen me Gjermaninë", është shprehur Nani. "Dua të jem në fushë dhe t'i ndihmojë ekipit. Megjithatë, më duhet të pres deri para fillimit të ndeshjes". Nani deri më tani ka shënuar 13 gola për Portugalinë në 54 ndeshje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus