Kyresore » 2012 » Shkurt » 20 » NBA, Dallas dorëzohet para Lin (+VIDEO)
10:27 AM
NBA, Dallas dorëzohet para Lin (+VIDEO)
Xheremi Lin ka lënë pas dështimin e dy netëve më parë përballë Nju Orlins duke u hakmarrë me një paraqitje të jashtëzakonshme përballë kampionëve në fuqi të Dallas. Organizatori i Nju Jork ka udhëhequr ekipin e tij me 28 pikë dhe 14 pasime në fitoren 104-97, duke bërë të pavlefshme paraqitjen më të mirë sezonale të Dirk Novickit me 34 pikët e tij. Falë fitores së 8-të në 10 ndeshjet e fundit, Nju Jork gjendet në zonën e playoff, një arritje e jashtëzakonshme po të mendohet se të gjitha këto suksese kanë ardhur pa lojtarin më të mirë, Karmelo Entoni, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar, por falë kontributit të një lojtari të panjohur deri dy javë më
parë.
 




Paraqitja më e mirë e natës dhe e gjithë sezonit deri tani ka ardhur nga skuadra e Oklahoma ku Kevin Durant ka vënë rekordin personal prej 51 pikësh (8 topa në tabelë, 3 pasime) në fitoren 124-118 në kohën shtesë përballë Denver. Këta të fundit arritën të kishin 7 lojtarë me më shumë se 10 pikë, ndërsa Durant i ka mjaftuar ndihma e Rasëll Uestbruk (40 pikë, 9 pasime, 4 topa në tabelë) dhe sidomos e Serzh Ibaka (14 pikë, 15 topa në tabelë, 11 bllokime) për të përforcuar pozitat në kreun e Konferencës së Perëndimit. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

19.02.2012

Dallas-Nju Jork 97-104

Orlando-Majemi 78-90

Sharlot-Indiana 73-108

Sakramento-Kliveland 92-93

Boston-Detroit 81-96

Miluoki-Nju Xhersi 92-85

Utah-Hjuston 85-101

Filadelfia-Minesota 91-92

LA Leikërs-Feniks 90-102

Denver-Oklahoma 118-124
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus