Kyresore » 2012 » Gusht » 20 » Ndeshjet e Barçës i shoh ende si trajner
5:19 PM
Ndeshjet e Barçës i shoh ende si trajner
Një koment për Barcelonën dhe rivalitetin e saponisur në sezonin e ri të La Ligës vjen dhe nga New York ku po kalon vitin e tij të pushimeve Pep Guardiola. Trajneri që drejtoi katalanasit drejt një cikli të pabesueshëm suksesesh edhe pse ka vendosur të qëndrojë larg futbollit ende i përjeton me emocionin maksimal ndeshjet e blaugranave.Gjatë një interviste për një televizion amerikan Guardiola deklaroi se ende i shikon ndeshjet e Barcelonës sikur të jetë ende trajneri i katalanasve. Për sa i përket parashikimeve për kampionatin e sapo nisur me galop nga ish futbollistët e tij Guardiola u tregua i kujdesëshëm duke u shprehur se duhen pritur të paktën dhjetë ndeshjet e para për të nxjerrë konkluzione në këtë drejtim pasi si Barcelona dhe Real Madrid kanë dy skuadra të shkëlqyera.Duke iu referuar fituesve të mundshëm të kompeticionit Pep deklaroi se për të rimarrë titullin për Barcelonën do të jetë vendimtare në sezonin e ri fitorja e ndeshjeve direkte kundër Real Madrid.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus