Kyresore » 2012 » Gusht » 6 » Në Gjermani vlerësohet lartë Shaqiri
2:53 PM
Në Gjermani vlerësohet lartë Shaqiri
Xherdan Shaqiri defitivisht ka ardhur në Mynih. Në ndeshjen për vendin e 3-të në Ligën "Total Cup”, Shaqiri ka treguar lojën më të mirë në fanellën e Bayernit.Golin kundër HSV e ka shënuar Ribery pas një pasimi të mrekullueshme nga Xherdan Shaiqiri..Gazeta gjermane "Bild” shkruan se deri në ndeshjen kundër "HSV”, futbollisti më i ri i Bayernit, Xherdan Shaqiri ishte i panjohur.Pothuajse të gjitha sulmet në portën e "HSV” ishin të Xherdan Shaqirit. Përfaqësuesi i kombëtares zvicerane po i bën të guximshëm bavarezët, transmeton Blick.Edhe trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes gjen fjalë të mira për Shaqirin."Shaqiri është një talent i madh, një lojtar shumë inteligjent. Ai ka aftësitë që duhet për të luajtur në pozicione të ndryshme ", thotë Heynckes. Pak më largë shkon Lothar Matthäus. Ai thotë se Shaqiri është dikush si Messi. "Presion mbi 20-vjeçari nuk është i vogël me deklarat të tilla."Është mirë për t’i dëgjuar. Por së pari kam nevojë për të punuar shumë në një klub si Bayerni” theksoi Shaqiri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus