Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Në ‘Londra 2012’ Majlinda pa Kosovën
10:01 PM
Në ‘Londra 2012’ Majlinda pa Kosovën
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka thënë jo përfundimisht pjesëmarrjes së xhudistës, Majlinda Kelmendi, në Londër me flamurin Kosovës apo atë të flamurit olimpik.Flamuri i Kosovës nuk do të valëvitet në lojërat olimpike verore "Londra 2012” edhe pse në aspektin sportiv e ka arritur këtë kusht. Xhudistja më e mirë e Kosovës Majlinda Kelmendi tanimë ka mbushur normën olimpike, por ajo do të duhet të mendoi që të paraqitet me flamurin e Shqipërisë pasi Kosovën nuk lejohet ta përfaqësoi. Kështu ka vendosur Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me këtë akt edhe bëri një shkelje të te drejtave të njeriut. Është shqetësuese fakti se ky komitet nuk lejoj as paraqitja si sportiste e pavarur, që ka qenë një dëshirë e dytë dhe kërkesë zyrtare e saj, nëse përfaqësimi si shtet nuk do të ishte i mundshëm. Ata vendosën që forma e vetme e paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ të jetë si sportiste nga Shqipëria. Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se ky veprim i ICO-së është jashtëzakonisht johumane ndaj një sportisteje si Majlinda Kelmendi, që përkundër sfidave dhe intrigave politike ka arritur suksese kulminante, duke siguruar edhe normën olimpike, të mos i mundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Ai më pas ka vazhduar se ky vendim është shumë dëshpëruese se si vlerat sportive, respekti dhe pasioni për gara, vazhdojnë të ndikohen nga politika në rastin e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus