Kyresore » 2012 » Shkurt » 28 » Në Zvicër, Lionel Mesin e “blindojnë”, askush s’i merr autograf
3:05 PM
Në Zvicër, Lionel Mesin e “blindojnë”, askush s’i merr autograf
"Hilja” që solli dhe golin e fitores së Barcelonës në ndeshjen me Atletikon e Madridit të dielën në La Liga, nuk ka ndikuar aspak në popullaritetin e Leo Mesit. Kapiteni i Argjentinës ka zbarkuar të hënën në kryeqytetin zviceran, Bernë, për t’iu bashkuar kombëtares së Alehandro Sabelës për miqësoren me përfaqësuesen helvete. "Topi i Artë” mezi ka zbritur nga makina. Rreth 300 tifozë vendës e kanë pritur në aeroport dhe më pas e kanë shoqëruar drejt hotelit "Shvajcerhof”, ku ishte akomoduar pjesa tjetër e kombëtares, në përpjekje për t’i marrë një autograf. Aq e vështirë ka qenë për të qetësuar turmën, sa forcat e sigurisë kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë për të nxjerrë nga makina sulmuesin dhe mesfushorin Havier Maskerano. Masat e sigurisë brenda "Shvajcerfoh”-it arritën deri në pikën, sa nuk i lejohet as stafit të hotelit për t’i marrë një autograf numrit 10.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus