Kyresore » 2012 » Maj » 17 » Neimar i sigurt: Do të luaj në Evropë!
4:03 PM
Neimar i sigurt: Do të luaj në Evropë!
Talenti i futbollit brazilian, Neimar, ka bërë të ditur se pret që në të ardhmen të luajë në Evropë, por nuk e ka bërë të qartë se kur do të ndodhë largimi i tij nga Brazili dhe ku do të shkojë ai.Futbollisti kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe Barcelona, por ai nuk e ka vendosur ku do shkojë, ndonëse në shtyp flitet shpesh se ka nënshkruar një parakontratë me katalanasit sepse ëndërron të luajë përkrah Lionel Mesit.
"Sot gjendem mjaft mirë të Santosi, është shtëpia ime. Jam i sigurt që ndonjë ditë do të luaj në Evropë, po nuk e di nëse do të luaj te Barcelona apo ndonjë klub tjetër, asgjë nuk është vendosur”, tha sulmuesi.

Ylli brazilian ka shënuar 20 gola duke shpallur Santosin Kampion të kampionatit rajonal Palista për vitin e dytë radhazi, ndërsa që tani është golashënuesi i dytë në historinë e klubit pas legjendës Pele. "Është krenari e veçantë të jem në historinë e Santos bashkë me Pele, idhullin më të madh të klubit dhe kombit tim”, ishin fjalët e lojtarit që tani kërkon një tjetër Kupë Libertadores, pas asaj të fituar një vit më parë.

"Ndaj Velezh do të luajmë për të fituar, ndonëse jemi në fushën kundërshtare. Këtë vit mund ta fitojmë përsëri Kupën”, deklaroi Neimar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus