Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Nejmar vendos rekord me Santosin
12:31 PM
Nejmar vendos rekord me Santosin
Nejmar bëhet pjesë e historisë së Santosit. Sulmuesi brazilian vendosi një rekord të ri për këtë klub me 104 gola të shënuar duke barazuar Zhoao Paulo dhe Serzhinjo Culapa. Së fundmi, Nejmar vendosi emrin në listën e golashënuesve në ndeshjen me Guaranin, që Santosi e fitoi me rezultatin 3-0 dhe Nejmar këtu arriti të shënojë 2 herë. Përsa i përket sezonit, Nejmar është ngjitur në kuotën e 22 golave në 23 ndeshje të zhvilluara në kampionatin brazilian e megjithatë sulmuesi 20 vjecar preferon të tregohet modest kur i flasin për këto shifra.'Ajo që po bëj është thjesht shënimi i golave për Santosin-mësohet të ketë thënë Nejmar pas ndeshjes.Fakti që Nejmar shënon vazhdimisht në kampionatin brazilian ka bërë që ai të vihet në qendër të vëmendjes së klubeve evropiane dhe sidomos Barcelonës. Vitin e kaluar, klubi katalanas nisi bisedimet me Santosin, por në fund Nejmar nënshkroi një kontratë me ekipin aktual deri në vitin 2014.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus