Kyresore » 2012 » Maj » 10 » Nesta braktis Milanin
8:31 PM
Nesta braktis Milanin
Alessandro Nesta nuk do të veshë më fanellën e Milanit pas përfundimit të këtij sezoni, por ende nuk dihet e ardhmja e tij pasi mbrojtësi nuk ka nënshkruar kontratë me asnjë ekip tjetër. "Ky është sezoni im i fundit tek Milan. Ritmi i lartë bën që të mos jem në gjendje të luaj të gjitha takimet dhe nuk e duroj dot stolin. Pas 10 vitesh në klub do të largohem. Kam njohur njerëz të mrekullueshëm dhe kam fituar shumë trofe. Kanë qenë 10 vite të shkëlqyera”, deklaroi qendërmbrojtësi 37-vjeçar në një konferencë shtypi.

Alessandro Nesta ka fituar me kuqezinjtë 2 tituj kampion në Serinë A, 2 Champions League, 1 Botëror Klubesh FIFA, 1 Kupë Italie, 2 Superkupa Europe dhe 2 Superkupa të Italisë.

Gjatë këtyre 10 viteve Nesta e ka të qartë se çfarë do të mbajë mend: "Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë më i rëndësishmi në karrierën time, ndërsa fitorja e Champions-it të parë është kujtimi më i bukur me Milanin.”

Futbollisti italian nuk e ka të qartë të ardhmen e tij: "Nuk e di ku do të luaj sepse nuk kam nënshkruar kontratë.”

Mediat italiane gjithsesi flasin për mundësinë e PSG (ku trajner është Ancelotti) ose për një aventurë në SHBA.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus