Kyresore » 2012 » Dhjetor » 3 » Neymar-El Shaarawy, ëndrra e Gallianit
7:46 PM
Neymar-El Shaarawy, ëndrra e Gallianit
Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani mendon se sulmuesi i Santos dhe Brazilit, Neymar do të përbënte një dyshe ëndrrash me sulmuesin e Milan, Stephan El Shaarawy, ndërsa shtoi se Pato nuk është në rrugën e largimit nga klubi kuqezi. Ylli i Santosit është një nga më të kërkuarit në futboll, teksa Adriano Galiani mendon se 20-vjeçari do të formonte një kombinim vdekjeprurës me kryegolashënuesin aktual të Serie A. "Neymar dhe El Shaarawy janë sulmuesit më të mirë në botë, në kategorinë e moshës së tyre. Do të ishte diçka e madhe për t’i parë ata të luajnë së bashku me njëri-tjetrin. Megjithatë, nëse dikush e do Neymarin në skuadrën e vet, do t’i duhet të paguajë shtrenjtë për të", tha numri dy i Milan.Galliani, gjithashtu, mori kohë për të diskutuar mbi të ardhmen e Alexandre Patos te Milani, duke insistuar se sulmuesi brazilian nuk është në rrugën e largimit nga nga Milano. "Pato? Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë për lojtarin në këtë moment", vijoi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus