Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » Nikçi kalon te Hannoveri
2:29 PM
Nikçi kalon te Hannoveri
 Mesfushori kosovar Adrian Nikçi ka bërë një hap të madh para në karrierë. Nikçi 22-vjeçar, të enjten është transferuar nga skuadra zvicerane Zuerich tek ajo e Bundesligës gjermane, Hannover. Me Hannoverin, Nikçi ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2015. Kjo është bërë e ditur nga sajti zyrtar i Hannoverit. Kosovari në Hannover do të bartë fanellën me numrin 22. Nikçi është përforcimi i tretë i Hannoverit për edicionin e ri. 
"Adrian Nikçi është lojtar me potencial, i cili, ne besojmë se mund të bind në Bundesligë. Ai na ka impresionuar me lojën me dy këmbë dhe me shpejtësinë e tij. Në Zuerich së fundi ka luajtur në krahun e majtë të mesfushës. Ka karrierë ndërkombëtare dhe kjo shkon në favor të tij", ka thënë Joerg Schmadtke, drejtor sportiv i Hannoverit.

"Bundesliga është një sfidë për mua. Dua të shpaguaj besimin e treguar në mua me paraqitje të mira", ka thënë Nikçi për sajtin zyrtar të Hannoverit.

Mediumet gjermane kanë shkruar se për transferimin e kosovarit, Hannoveri i ka paguar Zuerichut rreth 700 mijë euro dëmshpërblim.

Nikçi më herët ishte pjesë e përfaqësueses Shpresa (U-21) të Zvicrës. Ai Zuerichut iu bashkua në moshën 13-vjeçare. Ka luajtur në skuadrat e akademisë së këtij klubi para se t'iu bashkohej seniorëve në vitin 2007. Për skuadrën e parë ka shënuar 25 gola në 143 parqitje zyrtare.

Këtë verë në Bundesligë nga kampionati zviceran u tranferuan edhe dyshja e Baselit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Shaqiri kaloi në Bayern, ndërsa Xhaka në Borussia Mouchengladbach.

Në edicionin e fundit, Hannoveri përfundoi i shtati në Bundesligë. Më herët kjo skuadër ka fituar dy tituj të Gjermanisë dhe një kupë të këtij vendi. Nga Hannoveri javë më parë është larguar Altin Lala. Ish-kapiteni i Shqipërisë për këtë skuadër ka luajtur plot 14 vite dhe vlerësohet legjendë e Hannoverit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus