Kyresore » 2012 » Tetor » 17 » “Nike” e përfshirë në skandalin e Armstrong!
2:40 PM
“Nike” e përfshirë në skandalin e Armstrong!
Skandali i dopingut i Lens Amrstrong ka marrë një kthesë të papritur pasi janë hedhur dyshime të mëdha se në këtë çështje është e përfshirë edhe kompania me famë ndërkombëtare e veshmbathjeve sportive "Nike”. Sipas mediave amerikane, kjo e fundit i ka paguar gjysmë milioni dollarë ish-presidentit të Federatës Botërore të Çiklizmit (UCI), Hein Verbrugen, në mënyrë që ai të fshihte rezultatet e një testi të çiklistit amerikan i cili kishte rezultuar pozitiv.Kompania amerikane, një sponsor i Armstrong që në fillimet e tij, deklaroi se do të vazhdonte mbështetjen ndaj tij, ndonëse ai akuzohet për përdorim të vazhdueshëm dopingu dhe iu hoqën të 7 titujt e fituar në Turin e Francës. "Nike” publikoi menjëherë një përgënjeshtrim të lajmit, por dyshimet kanë qenë shumë të forta.Ishte gazeta "New York Daily News” që publikoi këtë lajm të bujshëm që kishte fillesën nga një deklaratë të Keti LeMond, gruaja e tre herë fituesit të Turit të Francës, Greg LeMond. Sipas mediave amerikane, ajo ka deklaruar para një jurie të besuar në vitin 2006 se mekaniku i Armstrong, Xhulien Devris, ia ka treguar ekzistencën e një ryshfeti të tillë në korrikun e vitit 2000. Sipas kësaj dëshmie, pagesa u bë nga "Nike” dhe Tom Uisel, një financier amerikan i cili ndihmoi në ndërtimin e skuadrës së Armstrong, ndërsa paratë kaluan në llogarinë e një banke zvicerane që i përkiste Verbrugen, president i UCI në vitet 1991-2005 dhe tani një anëtar i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

"Çdo gjë që Xhulien na ka treguar doli më pas që ishte e saktë”, tregoi zonja LeMond në një tjetër intervistë të dhënë dje për mediat amerikane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus