Kyresore » 2012 » Prill » 20 » Një futbollist i ri frikësohet se fanella e tij u ka sjell dëm Muambës dhe Morosinit
5:44 PM
Një futbollist i ri frikësohet se fanella e tij u ka sjell dëm Muambës dhe Morosinit
Futbollisti i ri frikësohet se fanella e tij është e mallkuar. Paul Dame është futbollist nga Ishujt Faroe dhe deri më tani ka patur vetëm dy gara ndërkombëtare në kategorinë e të rinjëve në vendin e tij. Ai gjatë jetës së tij ka ndëruar fanella vetëm me dy futbollistë, me Fabris Muamba dhe Pjermario Morosini, të dy futbollistët gjatë periudhës së kaluar kishin sulm në zemër.
Futbollisti i Muambës, mbeti gjallë. Zemra e tij nuk ka punuar 78 minuta, por tani është në mjekim shtëpiak, për dallim nga ai, Morosini kolegu i tij nuk pati fat, ai ndëroi jetë.Paul Dame në vitin 2003 ka luajtur kundër Muambës në një turnir për të rinjë. Pas përfundimit të ndeshjes ai e ka shkëmbyer fanellën me britanikun. 5 vite më vonë e ka shkëmbyer fanellën edhe me Morosinin."Kjo gjë është duke më çmendur. Mundohem që ta bindi veten se kjo gjë është thjesht një rastësi e tmershme. Zakonisht nuk jam prej atyre personave që kanë fatin e keq. Kjo që kam shkëmbyer fanella me ata dy duhet të jetë thjesht vetëm një rastësi – thotë Dame i cili e ka humbur fanellën e Muambës, kështu që tani e ka vetëm atë të Morosinit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus