Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Notaret kthehen me shtatë medalje
10:02 PM
Notaret kthehen me shtatë medalje
Në fundjavën që lamë pas, në Maribor të Sllovenisë është mbajtur gara ndërkombëtare në not ‘Spring 2012’, në të cilën kanë marrë pjesë 286 garues nga Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Italia e Kosova. Në fakt, Kosovën në këtë eveniment e kanë përfaqësuar katër garuese, të cilat ia kanë dalë t’i fitojnë shtatë medalje, prej tyre një të artë, dy të argjendta dhe katër të bronzta.
Doruntina Imeri e ka fituar medaljen e artë në kategorinë A, në disiplinën 100 metra ‘Bretkosë’. Imeri po ashtu e ka fituar një medalje të argjendtë në disiplinën 50 metra ‘Bretkosë’. Kurse, Rita Zeqiri në kategorinë A, e ka fituar një medalje të argjendtë në disiplinën 100 metra ‘Delfin’, kurse në disiplinën 50 metra ‘Delfin’ ajo e ka fituar një medalje të bronztë. Ndërsa, Melisa Zhdrella në kategorinë D i ka fituar tri medalje të bronzta në disiplinat: 50 metra ‘Bretkosë’, 100 metra ‘Bretkosë’ dhe 200 metra ‘Bretkosë’. Edhe pse nuk fitoi medalje, paraqitje të mirë ka pasur edhe Flaka Pruthi."Përkundër kushteve jashtëzakonisht të dobëta që kanë për stërvitje në krahasim me notaret e tjerë të shteteve pjesëmarrëse, notaret tona po dëshmojnë se puna e palodhshme e tyre edhe në kushtet ekzistuese po jep rezultate të mira, andaj mbetemi më shpresë që për këta notarë në të ardhmen të mendojnë strukturat udhëheqëse të shtetit që edhe Kosova ta ketë një pishinë të përmasave olimpike të mbyllur, në mënyrë që të kenë mundësi për stërvitje dhe përmirësim të rezultateve dhe sukseseve në të ardhmen”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Federata e Notit e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus