Kyresore » 2012 » Gusht » 4 » Notarja amerikane akuzohet për doping
11:30 AM
Notarja amerikane akuzohet për doping
Lojërat Olimpike kanë nxjerrë në skenë ato që cilësohen tani si "adoleshentet e tmerrshme”, notaret që po dominojnë në pishina me kohë të jashtëzakonshme. Pas16 vjeçares kineze Je Shiuen, 15 vjeçares lituaneze Ruta Meilutyte dhe amerikanes 17 vjeçare Misi Frenklin, në skenë ka dalë një tjetër talent, amerikania 15 vjeçare Keti Ledeçki, e cila fitoi garën e 800 metrave stil i lirë.Por Ledeçki mësoi menjëherë pasi vari në qafë medaljen e artë se edhe ajo do të bëhej një objekt hetimesh dhe aludimesh nga shtypi ndërkombëtar për rezultatin e shkëlqyer të arritur.Askush nuk priste që ajo të fitonte medaljen e artë dhe mënyra se si arriti këtë objektiv bëri që dyshimet të shtoheshin, pasi notarja e panjohur ishte vetëm gjysmë sekonde larg rekordit botëror në garën e saj finale.Në një sport ku notarët përmirësojnë veten me pak të qindtat e sekondës brenda një viti, Ledeçki ka përmirësuar rekordin e saj personal me 11 sekonda vetëm brenda muajit të fundit. Në kampionatin amerikan ajo përmirësoi kohën më të mirë personale me 5 sekonda, duke arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Londër 2012, ndërsa gjatë garave në Olimpiadë përmirësoi kohën e saj me 5 sekonda të tjera.

Ashtu si kinezja Shiuen, edhe Ledeçki është bërë objekt dyshimesh të mëdha edhe për faktin se përmirësimi i saj ka qenë shumë më dramatik. Por notarja e re ka mbrojtur veten në konferencën për shtyp pas ceremonisë së medaljeve.

"Akuzat për doping janë të padrejta. Unë thjesht kam punuar shumë gjatë këtij viti dhe kjo është arsyeja e përmirësimit. I kam vënë vetes objektiva në turnetë e rëndësishëm dhe ky është shkaku i vetëm i kohëve kaq të mira”, tha ajo, ndërsa gazetarët njëri pas tjetrit aludonin për përdorim substancash të ndaluara.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus