Kyresore » 2012 » Korrik » 5 » Nuhiu transferohet tek Eskisehirspori
2:21 PM
Nuhiu transferohet tek Eskisehirspori
Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu karrierën do ta vazhdojë në Turqi, te skuadra Eskisehispor, shkruan të mërkurën mediumet austriake. Nuhiu 22-vjeçar tek Eskisehirspori është transferuar nga Rapidi i Vjenës. Ai fillimisht është huazuar për një vit, kurse skuadra turke që bën gara në elitë ka mundësinë e blerjes së kartonit të Nuhiut në fund të edicionit 2012/13. Nuhiu, pjesë e Rapidit ishte prej verës së vitit 2010, kur u transferua nga Riedi. Ai për Rapidin në total ka shënuar 17 gola në 71 ndeshje zyrtare. Në edicionin e fundit Nuhiu pati humbur vendin e titullarit te Rapidi, duke i regjistruar vetëm dhjetë ndeshje si titullar prej 31 paraqitjeve sa pati.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus