Kyresore » 2012 » Mars » 31 » Nuk jep para për gjyshen, Benzema në gjyq me familjen
10:27 PM
Nuk jep para për gjyshen, Benzema në gjyq me familjen
Gëzim në fushë, por probleme në familje për francezin Karim Benzema. Sipas të përjavshmes Vsd, sulmuesi i Realit është në një luftë të hapur me disa prej familjarëve, mes të cilëve një teze, për të nënshkuar një çek për shpenzimet e gjyshes, e cila e ka rritur. Benzema pavarësisht rrogës prej 700 mijë euro në javë dhe përfitimeve të shumta publicitare, nuk do të paguajë i vetëm 1500 euro në muaj për pensionin e gjyshes nga nëna, Jamina Benhatab Hadu, dhe u ka kërkuar të gjithë familjarëve të tjerë për të dhënë kontributin e tyre. Sipas Vsd lojtari as që e vë në diskutim detyrimin ndaj gjyshes, por pretendon se duhet të paguajnë edhe të tjerët. Turp, shprehet kushërira e tij, Karim bën donacione për të varfërit në botë, ndërsa një pjesë e familjes së tij vuan për bukën e gojës". Karim Benzema, 24 vjeç, ka lindur në Lion dhe është rritur në një familje të madhe me origjinë algjeriane. Në moshën 9 vjeçare ra në syrin e një zbuluesi talentesh të Lionit dhe që prej atëherë pati vetëm ngritje në karrierën e tij, duke arritur kulmin në vitin 2009 me transferimin tek Reali i Madridit. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus