Kyresore » 2012 » Maj » 20 » Obama “ndan” tifozët Kameron dhe Merkel
4:41 PM
Obama “ndan” tifozët Kameron dhe Merkel
Dhoma e konferencave "Laurel Cabin”, në Kemp Devid është kthyer për pak orë në një sallë ku liderët botërorë të pranishëm për Samitin e G8, kanë ndjekur si tifozë finalen e Ligës së Kampioneve.Në fotot e shpërndara, bie në sy ajo ku presidenti i SHBA, Barak Obama, gjendet mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit britanik Devid Kameron.Presidenti i sapoemëruar francez, Fransua Holland dhe presidenti i BE, Hoze Manuel Barroso, janë të pranishëm gjithashtu, duke ndjekur momentin e penalltisë së Drogba.Mjafton të shohësh fytyrën e zymtë të Merkel dhe entuziazmin e shfrenuar të Kameron për të kuptuar pse Obama ka zgjedhur të qëndrojë mes tyre…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus