Kyresore » 2012 » Prill » 1 » Paraqitja e mirë e Barcelonës bën optimist Guardiolën
2:08 PM
Paraqitja e mirë e Barcelonës bën optimist Guardiolën
Paraqitja e mirë e skuadrës së Barcelonës gjatë ndeshjeve të fundit ka shtuar optimizimin e trajnerit Pep Guardiola i cili ka vlerësuar lojën e zhvilluar në ndeshjen me Milanin për Ligën e Kampionëve, që sipas tij duhej fituar nga Barcelona. "E rëndësishme për mua është se skuadra po fiton. Kjo do të thotë se ne nuk jemi dorëzuar. Sigurisht do të jetë shumë e vështirë të kalojmë Realin, por ka ende dhe shumë ndeshje. Pastaj, do të luajmë një sfidë të drejtpërdrejtë. Deri atëherë duhet të fitojmë ndeshjet e tjera dhe të shpresojmë te ndalesa e kundërshtarëve tanë",-ka bërë të ditur Guardiola i cili nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me cilësinë e fushës në stadiumin e San Siros. Ndeshjen e kthimit ai e ka cilësuar si ndeshje të fortë dhe të vështirë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus