Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Pasardhësi i Mancinit, Guardiola para Mourinhos në listë
2:20 AM
Pasardhësi i Mancinit, Guardiola para Mourinhos në listë
Për të shpëtuar nga shkarkimi, sipas shtypit anglez, Mancio duhet të fitojë Premier Ligën. Megjithatë drejtuesit e klubit kanë filluar të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin e tij, qoftë edhe në fund të sezonit.Roberto Mancini nuk po kalon një periudhë të lehtë, pasi eleminimi nga Champions League me një vend të fundit në grup, ka sjellë një lumë kritikash ndaj tij. Për të shpëtuar nga shkarkimi, sipas shtypit anglez, Mancio duhet të fitojë Premier Ligën. Megjithatë drejtuesit e klubit kanë filluar të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin e tij, qoftë edhe në fund të sezonit.Objektivi kryesor është Pep Guardiola, që parakalon Mourinjon që nuk pëlqehet nga kupola drejtuese e Cityt. Sipas Daily Star dhe Daily Mirror edhe nëse fiton kampionatin Mancini me shumë mundësi do ti japë lamtumirën Manchester Cityt në fundin e sezonit. Por ndryshe nga ajo që ndodhi tek Interi në 2008, kësaj radhe nuk do të jetë Mourinho pasardhësi i tij. Kjo sepse portugezi nuk pëlqehet nga administratori i deleguar Ferran Soriano dhe drejtori sportiv Txiki Begiristain, dy ish drejtues të Barcelonës, që në 2008 menduan pikërisht për Mourinhon për ta ulur në stolin e blaugranave.

Sipas shtypit anglez është pikërisht karakteri i Mourinhos që është gjykuar nga dy drejtuesit e Cityt, aq sa edhe në atë kohë e deklaruan jo të denjë për Barcelonën. Dhe më pas u vendos afrimi i Guardiolës që fitoi gjithcka me katalanasit. Dhe në këtë rast është pikërisht katalanasi favorit kryesor për të zëvendësuar Mancinin në rast largimi në fundin e sezonit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus