Kyresore » 2012 » Prill » 28 » Pasardhësi i Nestës vjen nga Torino
10:31 AM
Pasardhësi i Nestës vjen nga Torino
Në shtëpinë e Milan një prej prioriteteve për sezonin e ardhshëm është gjetja e një qëndërmbrojtësi për të qënë i denjë përkrah Thiago Silva. Një trashëgimtar për Alessandro Nesta, të cilit i skadon kontrata me kuqezinjtë.
 Sipas asaj që raporton "Tuttosport", Adriano Galliani dhe Ariedo Braiada kanë identifikuar prej kohësh lojtarin që mund të zëvëndësojë Nestën.
 Bëhet fjalë për Angelo Ogbonna, mbrojtësi i ri dhe i talentuar i Torinos. Presidenti i torinezëve, Urbano Cairo, e vlerëson talentin e tij me shifrën e 20 milionë eurove, shifër kjo që e tremb Milanin.Për të ulur çmimin e lojtarit, Milan është gati të ofrojë kartonin e Strasser ose të Paloschi, përveç një shume monetare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus