Kyresore » 2012 » Maj » 21 » Pastore fton Laveci dhe Higuain te PSZH
2:46 PM
Pastore fton Laveci dhe Higuain te PSZH
Mesfushori i Paris Sent Zhërmen, Havie Pastore, ka bërë të ditur se do të dëshironte të luante në këtë klub përkrah dy bashkëkombësve të tij, sulmuesit të Real Madrid, Gonzalo Higuain dhe sulmuesit të Napolit, Ezekuiel Laveci.Dyshja e sulmit është përmendur shpesh në media si përforcimi kryesor që synon të bëjë ky klub gjatë merkatos së verës, me shpesën që vitin e ardhshëm të fitojë titullin në Francë dhe të ecë përpara në Ligën e Kampioneve."PSZH ka gjithçka që nevojitet për të tërhequr lojtarët më të mirë në planet. Në dy apo tre vitet e ardhshme, të gjithë do të na njohin dhe do të bëjmë gjëra të shkëlqyera”, tha Pastore për "Journal du Dimanche”.

"Të jetosh në Paris, të luash në këtë klub, gjithçka duhet qartë. Nuk njoh një futbollist që nuk do të dëshironte të vinte këtu. Flas me Higuain thuajse çdo ditë. Ai nuk po luan rregullisht te Real Madrid dhe kërkon një vend ku të aktivizohet rregullisht”.

"I kam folur atij rreth klubit tonë por nuk e di nëse kam qenë në gjendje ta bind. Një person nuk largohet nga një skuadër e madhe si Real Madrid pa u menduar mirë për atë që po bën. Laveci? Do të dëshiroja shumë që ta kisha në skuadër. Ai ka profilin e duhur për të përforcuar ekipin tonë. Ai është një futbollist i shpejtë dhe i kompletuar. Por Laveci është edhe një njeri që mund të mbajë grupin e bashkuar me personalitetin e fortë që ka”, ishin fjalët e Pastores për bashkëkombësin e tij.

Ish-ylli i Palermos, i cili shënoi 15 gola në 42 ndeshje në këtë sezon, i ka kushtuar PSZH-së 42 milionë euro, duke u bërë blerja e parë e rëndësishme e këtij klubi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus