Kyresore » 2012 » Gusht » 21 » Pele-argjentinasve: Dini të luani vetëm me një këmbë!
12:51 PM
Pele-argjentinasve: Dini të luani vetëm me një këmbë!
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, vazhdon të krijojë polemika me deklaratat e tij, sa herë që në ato përfshihen emrat e Diego Armando Maradonës dhe Lionel Mesit. Këtë radhë, ai ka përsëritur mendimin e tij se sulmuesi i talentuar brazilian, Neimar, mund të bëhet shumë më i fortë se të dy argjentinasit.
"Diego Maradona luante vetëm me këmbë e majtë dhe nuk ishte aspak i aftë në lojën në ajër. Mesi është pak a shumë një kopje e tij. Neimar ka cilësi për të qenë më i fortë se ata të dy. E di që këto deklarata do të acarojnë të gjithë argjentinasit si zakonisht”, ishte batuta e parë e legjendës braziliane, i cili ka folur më pas për Neimar duke e kritikuar disi lojtarin që nuk ka filluar ende të marrë mbi vete përgjegjësitë e skuadrës atëherë kur duhet.

"A mund të arrijë Neimar shifrën time të 1284 golave? Është shumë e komplikuar të përgjigjem me po apo jo. Neimar është një lojtar i jashtëzakonshëm, por në momente të caktuara nuk tregohet i pjekur për të marrë mbi vete disa përgjegjësi”, tha ish-futbollisti që në moshën 17 vjeçare udhëhoqi kombëtaren e tij drejt suksesit në Botërorin e vitit 1958.

"Sot lojtarët u dërgojnë njerëzve të puthura kur janë në plan të telekamerave dhe shihen në të gjithë botën. Në kohën time, duhej të shkoje të luaje në të gjitha vendet për t’u bërë i famshëm. Për t’u bërë më i famshëm, mua më duhej vetëm të shkoja të luaja në hënë”, ishte batuta tjetër e brazilianit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus