Kyresore » 2012 » Qershor » 5 » Pele kritikon Brazilin dhe Neimar
1:24 PM
Pele kritikon Brazilin dhe Neimar
Legjenda e futbollit botëror, Pele, e kritikoi kombëtaren olimpike të Brazilit duke thënë se "nuk është gati” për një pjesëmarrje të suksesshme në Lojërat Olimpike. Kjo skuadër u mund 2-0 nga Meksika dhe sipas tij, faktor i rëndësishëm në humbje ishte izolimi i plotë në krahun e majtë të Neimar."Mendoj se është një gjë e mirë që kjo humbje erdhi, sepse kështu ikën ndjenja se kjo është një skuadër e shkëlqyer dhe se gjërat po ecin mirë”, tha Pele pas humbjes në ndeshjen që u zhvillua në Teksas.Trajneri Mano Menezes shpreson që të drejtojë skuadrën te titulli i parë olimpik në Londër 2012, një trofe që nuk është fituar asnjëherë nga kjo kombëtare, por Pele mendon se brazilianët kanë shumë punë për të bërë."Kjo është një skuadër e mirë, me lojtarë të mirë, por nuk është ende gati të kalojë vështirësitë që i dalin para”, tha Pele. "Ndjej se Neimar ka vështirësi kur luan përballë një mbrojtësi evropian apo latino-amerikan, më tepër sesa kur vihet përballë një bashkëkombësi brazilian”.
"Ai mbetet i izoluar në të majtë, gjë që nuk ndodh vetëm me kombëtaren por edhe me Santos”, shpjegoi ai duke ftuar lojtarin të provonte të hynte më shumë drejt qendrës dhe të përfshihej në lojën e të gjithë skuadrës, jo të bënte vetëm zgjidhje individuale.
Këto kritika të Pele kanë çuditur të gjithë, pasi vetëm pak kohë më parë ai deklaroi se Brazili kishte kombëtaren më të mirë dhe Neimar ishte futbollisti më i mirë në botë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus