Kyresore » 2012 » Qershor » 25 » Penalltia e Pirlos mahnit të gjithë (+VIDEO)
12:04 PM
Penalltia e Pirlos mahnit të gjithë (+VIDEO)
Andrea Pirlo ka fituar elozhet e shtypit ndërkombëtar dhe admiruesve të futbollit për lojën e tij në ndeshjen e Italisë kundër Anglisë. Po mesfushori italian ka rënë në sy sidomos me gjuajtjen e penalltisë në stilin "Panenka”, me një qetësi të admirueshme ndonëse ekipi i tij në ato momente ishte në disavantazh në gjuajtjet nga pika e bardhë. Ekzekutimi i kësaj gjuajtje ka bërë që Pirlo të vlerësohet "njeriu i ndeshjes”nga votuesit e uefa.com, por edhe thuajse nga të gjitha mediat ndërkombëtare.Vetë lojtari ka pranuar se ajo ishte thjesht një ide e momentit, pasi kishte dashur të shfrynte tensionin e skuadrës së tij që deri në ato momente po humbte në gjuajtjet e penalltive."Pashë që Hart ishte ngarkuar emocionalisht dhe po bënte shumë lëvizje para gjuajtjes, ndaj mendova se do të ishte më e lehtë ta gjuaja kështu duke pritur deri në sekondën e fundit. Ajo i krijoi pak presion më shumë gjuajtësve anglezëve pas meje dhe në fakt ata gabuan nga pika e bardhë”, tregoi mesfushori i Italisë.Shoku i tij i repartit, Daniele De Rosi, nuk a kursyer një batutë për këtë gjuajtje të jashtëzakonshme. "Ka që në kohën e Totit (Itali-Holandë, Euro 2000) që nuk kam parë një penallti kaq të çmendur”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus