Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Pep pa Messin, si "peshku pa ujë"
3:15 PM
Pep pa Messin, si "peshku pa ujë"
Ish legjenda e Milanit, hollandezi Ruud Gullit ka thënë se Pep Guardiola pas largimit nga Barcelona duhet të marrë me vete edhe yllin argjentinas Lionel Messin, sepse pa numrin 10 të blaugranave nuk mund të ketë asnjë sukses tjetër në cilido klub që do të shkojë në të ardhmen." Është shumë vështirë për Guardiolën që të shkojë diku tjetër. Ai mund të marrë Messin kudo që shkon sepse pa të nuk mund të bëjë asgjë. Sidoqoftë, duhet ta falënderojmë Guardiolën për futbollin e mirë që ka prodhuar me Barcelonën për këto katër vite", ka deklaruar Ruud Gullit. Pep Guardiola dha dorëheqjen nga stoli katalanas pas katër vitesh triumfi ku fitoi plot 13 trofe nga 16 të mundshmit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus