Kyresore » 2012 » Shkurt » 17 » Pepe: Reali i frikshëm, çdo ditë dhe më shumë
11:11 AM
Pepe: Reali i frikshëm, çdo ditë dhe më shumë
Mbrojtësi portugez i Real Madrid, Pepe, edhe pse kaloi një makth me mediat, është tejet i përqendruar tek rezultatet e skuadrës. Gjatë një interviste për të përditshmen spanjolle AS, Pepe deklaron se Reali bëhet çdo ditë e më i fortë. Në skuadër ka rënë qetësia. Kemi mundur të evitojmë presionet dhe po shoh se Reali po përmirësohet çdo ditë. Kurrë nuk kemi vuajtur nga motivimi, përkundrazi çdo ditë rriten fuqitë dhe filozofia po kalon në perfeksion. Çdo mision do bëhet realitet dhe do bëjmë të pamundurën të fitojmë trofetë e mbetur. Reali është ekipi më me histori dhe rekordmen, ndaj ne do e mbrojmë me fanatizëm historinë e tij,- deklaroi Pepe
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus