Kyresore » 2012 » Shkurt » 20 » Përsëri jashtoksori (+VIDEO)
0:46 AM
Përsëri jashtoksori (+VIDEO)
Ndeshje spektakolare në Camp Nou, në të cilën Barcelona ka regjistruar fitore prej 5-1 përballë Valencias në kryendeshjen e kësaj xhiroje të Kampionatit spanjoll. Të parët shënuan futbollistët e Valencias përmes Pablo Piattit në minutën e 9-të. Në minutën e 22-të, Lionel Andres Messi shënoi golin e parë personal dhe të barazimit për Barcelonën. Nuk zgjati shuë, pas vetëm 5 minutash, sërish Messi dhe Barcelona këtë herë kalon në epërsik, 2-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë kishte shumë aksione por goli i parë për këtë pjesë erdhi në minutën e 76-të ndërsa autori do të ishte kush tjetër pos Messit. Por Messi nuk kishte ndërmend të ndalej. Në minutën e 85-të të ndeshjes ai shënoi edhe golin e katërt personal dhe për skuadrën e tij. E për të mos e marrë mësysh Messit, në minutën e 90-të shënon edhe Hernandez Xavi, duke e çuar rezultatin në 5-1. Pas kësaj fitoreje, Barcelona mbetet në pozitën e dytë në tabelë me dhjetë pikë më pak se lideri Real Madrid.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus