Kyresore » 2012 » Mars » 1 » Perseri Messi me hentrika (+VIDEO)
0:04 AM
Perseri Messi me hentrika (+VIDEO)
Argjentina ka mposhtur me vështirësi me rezultat 3-1 përfaqësuesen e Zvicrës, ku shkëlqyen yjet e ekipeve, Lionel Messi dhe Xherdan Shaqiri. Argjentina në fillim dominoi, por as zvicëranët nuk u s’prapsën por sulmuan portën kundërshtare. Lionel Messi hapi serinë e golave në minutën e 20-të duke shënuar për 1-0 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.Në pjesën e dytë, në skenë doli shqiptari fantastik, Xherdan Shaqiri që nga afërsia la pa gjasa portierin kundërshtar për të barazuar në 1-1 (50’).Dhe kur të gjithë menduan se Shaqiri dhe Xhaka ishin pranë një suksesi të jashtëzakonshëm, fjalën e kishte ‘më i madhi në vend’. Lionel Messi shënoi golin e dytë me asistimin e dytë të Agueros për 2-1 (88’) para se në minutat shtesë të realizojë nga penaltia për 3-1.Në ndeshjen tjetër miqësore, Suedia mposhti Kroacinë me rezultat 3-1, ku shënoi ylli Rossoner, Zlatan Ibrahimovic (13’) dhe ku luajti 15 minutat e fundit edhe sulmuesi shqiptar Emir Bajrami.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus