Kyresore » 2012 » Maj » 29 » Petr Çeh zgjat kontratën me Çelsin
10:18 PM
Petr Çeh zgjat kontratën me Çelsin
Heroi i Ligës së Kampioneve të Çelsit, Petr Çeh, ka firmosur zgjatjen e kontratës së tij me skuadrën londineze deri në vitin 2016.Portieri çek, i cili iu bashkua klubit në vitin 2004, që tani është rekordmen te Çelsi pasi është futbollisti jo-anglez me më shumë paraqitje me fanellën e kësaj skuadre, duke luajtur 369 ndeshje, gjatë të cilave ka fituar 3 tituj Kampion Anglie, 4 Kupa FA, 2 Kupa Karling, si dhe Ligën e Kampioneve."Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij klubi të madh për katër vite të tjera. Shpresoj që katër vitet e ardhshme të jenë po aq të suksesshme sa ato 8 që kam kaluar këtu”, ishin falët e tij pas lajmërimit se kishte rinovuar me klubin.30 vjeçari Çeh ishte protagonist me pritjet e tij vendimtare si në Kupën FA, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve në këtë sezon që është ndër më të lavdishmit për klubin londinez. Ai do të kujtohet gjatë për pritjen ndaj penalltisë së Arjen Roben në kohën shtesë të finales së Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynih, ndërsa devijoi dy gjuajtje të tjera gjatë penalltive që vendosën sfidën dhe i dhanë ekipit të tij trofeun.Gjatë karrierës së tij të suksesshme te Çelsi, Çeh ka arritur të mbajë portën e tij të paprekur në 178 ndeshje, që do të thotë një mesatare e pabesueshme prej 48% të ndeshjeve në të cilat ka luajtur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus