Kyresore » 2012 » Shkurt » 2 » Pique: Duke u marrë me arbitrat po e kthejmë futbollin në cirk
12:05 PM
Pique: Duke u marrë me arbitrat po e kthejmë futbollin në cirk
Barcelona ka barazuar 1-1 në Mestalla, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit kundër Valencias, ndërkohë që ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Gjithsesi, nuk ka dalë dot te fitorja, duke humbur edhe një mundësi të artë me Lionel Messin. Argjentinasi ka shpërdoruar një penallti të akorduar nga gjyqtari për katalanasit në pjesën e dytë, kur rezultati ishte i barabartë 1-1. Gjuajtja tij është pritur nga portieri vendas. Njëri prej titullarëve të Pep Guardiolës në këtë ndeshje, mbrojtësi Gerard Pique, ka pohuar pas lojës se duhet parë përpara, duhet hedhur vështrimi te ndeshja e radhës në La Liga, ndërsa ka vlerësuar punën e skuadrës ku ai bën pjesë në Mestalla. Duke folur për të përditshmen AS, mbrojtësi kombëtares spanjolle u shpreh: Ne jemi duke u dhënë më shumë rëndësi seç duhet gjyqtarëve. Ne jemi lojtarë dhe duhet të bëjmë detyrën tonë në fushën e lojës. Duke harruar këtë dhe duke u marrë me gjyqtarët po e kthejmë këtë gjë në një cirk.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus