Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » Pique gjuajti penalltinë e parë në karrierë
1:13 PM
Pique gjuajti penalltinë e parë në karrierë
Edhe pse ka karrierë të pasur prej 277 ndeshjeve të zhvilluara si profesionist dhe 22 golave të shënuar, mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Gerard Pique në "Euro 2012" për herë të parë gjuajti penallti në karrierë. Pique, 25-vjeçar, asnjëherë më parë nuk kishte gjuajtur penallti deri në gjysmëfinalen kundër Portugalisë. Spanja shënoi fitore 4:2, kurse Pique ishte i saktë nga pika e bardhë pasi ndeshja edhe pas 120 minutave lojë përfundoi pa gola. "Është e vërtetë se kundër Portugalisë e gjuajta penalltinë e parë në karrierë. E mora përgjegjësinë, pasi kisha besim të madh në vete, por gjithashtu pata stërvitur gjatë seancave stërvitore", ka zbuluar Pique. "Ndjenja ishte fantastike, sepse jo vetëm që shënova gol, por me Spanjën u kualifikuam në finale". Fitorja ndaj Portugalisë bëri që Spanja të nxjerrë biletën për finalen e Kievit, që e zhvillon të dielën kundër Përfaqësueses së Italisë. Arbitri kryesor i kësaj finaleje do të jetë portugezi Pedro Proenca. Proenca, 41-vjeçar, në "Euro 2012" ka qenë arbitër kryesor në tri ndeshje. Pati referuar në ndeshjen e Spanjës kundër Irlandës dhe atë të Italisë kundër Anglisë. Proenca ka drejtuar edhe ndeshjen e grupit D në mes të Suedisë dhe Anglisë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus