Kyresore » 2012 » Korrik » 4 » Pirlo dëshiron ta sheh Balotellin në fanellën e Juves
1:17 PM
Pirlo dëshiron ta sheh Balotellin në fanellën e Juves
Mesfushori i Italisë dhe Juventusit, Andrea Pirlo tha se shokun e tij nga ekipi kombëtar Mario Balotellin, do të donte që ta shihte në fanellën e "Zonjës së Vjetër"."Unë menjëherë do ta sjellja në Juventus Balotellin, sepse ne kemi komunikim të mirë dhe unë di se si të flas me të", ka thënë Pirlo.Ai theksoi se që të dytë janë nga i njëjti rajon i Italisë, dhe që shumë mirë kuptohen.
"Që të dy kemi prejardhje nga Brescia dhe kur luajmë për ekipin kombëtar ne flasin në dialektin e atij rajoni. Unë duhet të përmend edhe një herë se do të dëshiroja ta shihja në fanellën e Juventusit", ka thënë Pirlo."Unë sinqerisht shpresoj se do të kem fuqi për të luajtur në Kupën e Botës në Brazil, por do ta shohim", tha italiani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus