Kyresore » 2012 » Dhjetor » 28 » Pirlo zgjidhet më i miri në kampionatin italian
2:49 PM
Pirlo zgjidhet më i miri në kampionatin italian
Regjizori i Juventusit Andrea Pirlo është padyshim një nga lojtarët më të mirë të kampionatit Italian.Së fundmi ka marrë edhe vlerësimin e mediave të këtij vendi për kontributin e madh që ka dhënë në këto vitet e fundit në futbollin Italian. Mesfushori bardh e zi është një nga pikat më të forta të skuadrës së Juventusit ku e ka ndihmuar jo pak në rrugën drejt trofeve.Në një sondazh të zhvilluar nga portali sportiv italian "Calciomercato.com” mesfushori i Juventusit është përzgjedhur si lojtari kryesor, për të ndërtuar skuadrën më të mirë të vitit 2012 në Seriea A.Sipas kësaj faqe sportive Andrea Pirlo është Regjizori më i mirë i kampionatit. Futbollisti bardhezi ka marrë 71% zë votave duke lënë pas Rikardo Montolivon e Milan me një diferencë të madhe votash.

Mesfushori kuq e zi ka zënë vendin e dytë me 11% të votave. Pas ish mesfushorit të fiorentines vendin e tret në regjizoret më të mirë të Seria A e zë mesfushori i Katanias Lodi me 9% të Votave. Ndërsa 5-shen më të mirë për sa i përket këtij roli e plotësojn mesfushori organizator i Lacios Ledezma që ka marrë 5 % të votave dhe mesfushori i napolit Inler që ka marrë vetem 3% të votave të Votueve.

Duke parë përqindjet për secilin mesfushor arrijmë të dallojmë se Pirlo kryeson bindshëm renditjen përsa i përket Regjizorit më të mirë të kampionatit Italian për vitin 2012.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus