Kyresore » 2012 » Mars » 13 » Plas te Siti, Baloteli sherr me Turenë
2:48 PM
Plas te Siti, Baloteli sherr me Turenë
Mjafton një humbje ndaj Suonsit për të nxjerrë në sipërfaqe krisjet e para te Mançester Sitit. Disfata e kësaj të diele në shtëpinë e "mjelmave” (1-0), e cila u shoqërua dhe me humbjen e kryesimit që prej 15 tetorit të vitit të shkuar, ka trazuar shpirtrat në dhomat e zhveshjes. Garet Berri e ka pritur keq zëvendësimin në pjesën e parë, ndërsa Baloteli dhe Jaja Ture kanë shkëmbyer fjalë të ashpra në tunel, pas përfundimit të pjesës së parë. Përplasja mes sulmuesit dhe mesfushorit për pak sa nuk ka degjeneruar në një konflikt fizik. Nuk dihet ende se çfarë i ka nxehur gjakrat mes dy prej lojtarëve më të paguar të klubit milioner, por Mançini në fund të ndeshjes është munduar të fshehë gjithçka: "Ne do luftojmë deri në fund për titullin. Ka pasur një zënkë mes Balotelit dhe J.Turesë? Nuk kam parë asgjë. Por, e rëndësishme është që të ruajmë kompaktësinë në dhomat e zhveshjes dhe jashtë tyre”, komentoi tekniku. 47-vjeçarit i është dashur të përballojë dhe zemërimin e Berrit. Mesfushori i "Tre Luanëve” nuk e ka fshehur zemërimin e tij në momentin e zëvendësimit. Megjtiahtë, Roberto e komentoi kështu zëvendësimin: "Garet kishte probleme fizike prej 3 javësh dhe Suonsi po kontrollonte topin në 30 minutat e para të ndeshjes. Kështu vendosa të hedh në fushë një tjetër sulmues (Serxho Agueron) për të bërë presion. E kuptoj që Berri nuk është i lumtur për ndërrimin, por ai duhet ta pranojë, sepse Mançester Siti ka një trajner, dhe ai jam unë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus