Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » Platini: Euro 2020 të luhet në tërë Evropën
4:30 PM
Platini: Euro 2020 të luhet në tërë Evropën
Kryetari i UEFA, Mishell Platini ka propozuar që kampionati evropian 2020 të organizohet dhe ndeshjet të luhen në tërë kontinentin e Evropës, dhe jo vetëm në një apo dy shtete. "Kjo është vetëm një ide dhe nuk është asgjë përfundimtare. Në dhjetor apo janar do të vendosim se nikoqir i kampionatit të jetë një shtet, dy shtete apo tërë Evropa”, ka deklaruar Platini. Ai ka shtuar se përfshirja e 12 apo 13 qyteteve evropiane në këtë kompeticion do të lehtësonte problemet infrastrukturore me të cilat po ballafaqohen vendet organizatore. Për organizimin e përbashkët të Euro 2020 janë interesuar Irlanda, Skotlanda dhe Uellsi, ndërsa kandidaturën deri tani ka dorëzuar vetëm Turqia. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus