Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » Politikani italian e fyen Balotellin në baza raciste
2:35 PM
Politikani italian e fyen Balotellin në baza raciste
 Mario Balotelli është në qendër të një skandali racist, pasi një anëtar i këshillit rajonal të Venecias ka postuar një foto në "Facebook", ku ylli i futbollit shihet duke punuar në fusha, si një punëtor emigrant.
Politikani lokal i krahut të djathtë, Paolo Ciani, ka bërë një fotomontazhë, duke treguar sulmuesin e Italisë, Balotelli, të veshur me fanellë të Përfaqësueses italiane dhe duke mbledhur lakra.Në Itali, shumë emigrantë nga Afrika apo Amerika e Jugut, punojnë si vjelës të perimeve dhe ankohen për kushte të vështira të punës.Ciani, pjesë e partisë "Future and Liberty", nën fotografi ka dhënë një përshkrim, duke aluduar në goditjen me bërryl që Balotelli 21-vjeçar ia dha mbrojtësit irlandez Richard Dunne si dhe shpërthimin në drejtim të bankës së Italisë pas golit që shënoi.

"Ai shkakton një ndërhyrje të palejueshme që është për karton të kuq, shënon dhe më pas fyen bankën, duke detyruar bashkëlojtarët që t'ia mbyllin gojën. Ky palaqo duhet të shkoj e të punojë në fusha", ka shkruar Ciani 51-vjeçar.

Ciani është duke u akuzuar për racizëm.

Komentet e tij vijnë, pasi UEFA ka dënuar Kroacinë për racizëm që bënë tifozët kroatë në drejtim të Balotellit duke i hedhur një banane dhe duke nxjerr zëra majmunësh.

Ciani ka insistuar se nuk është racist.

Ai ka postuar më pas një foto të tij në një mbledhje të këshillit me një qytetar të zi.

"Si mund të më akuzojnë për racizëm. Unë punonë me shtetas që nuk janë të Bashkimit Evropian. Ajo që kam bërë ishte një koment futbolli, ku kam treguar se Balotelli ka shkaktuar një ndërhyrje të rëndë që mund të përjashtohej nga ndeshja si dhe për reagimin e tij pasi shënoi golin, ku bashkëlojtarët u detyruan t'ia mbyllin gojën. Unë jam shokë me futbollistin ganez Kwadwo Asamoah që është më i zi se Balotelli, por ai kurrë nuk është fishkëllyer, pasi para se të jetë futbollist, ai është burrë. Unë thjeshtë kam bërë një koment futbolli. Mendoj se Balotelli me ekstravagancën e tij dhe vizionin për jetë, është shembull i dobët për gjeneratat e reja. Unë kam thënë se duhet të shkojë të punojë, pasi është frazë e zakonshme. Përpara thoshin se duhet të shkojë të peshkojë, tash themi të punojë", ka shtuar Ciani
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus