Kyresore » 2012 » Qershor » 13 » Poloni-Rusi: Paqe në stadium, luftë jashtë tij (+VIDEO)
11:59 PM
Poloni-Rusi: Paqe në stadium, luftë jashtë tij (+VIDEO)
Polonia dhe Rusia janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e tyre të vlefshme për Grupin A të Euro 2012, duke lënë kualifikimin të hapur për ndeshjet e fundit në këtë grup, ku të gjitha skuadrat kanë ende shanse për të kaluar.Polonia dominoi në minutat e para të ndeshjes së luajtur në Varshavë, duke rrezikuar me disa goditje dënimi ku Boenish detyroi portierin Malafejev të bënte një pritje spektakolare. Por pavarësisht këtij insistimi të polakëve, janë rusët që gjejnë golin e avantazhit në minutën e 37-të me anë të 21 vjeçarit Xhagoev, zbulimi i këtij edicioni, që gjen rrugën e rrjetës me një devijim me kokë pas një goditje dënimi të Arshavin.Polakët kundërpërgjigjen në pjesën e dytë të ndeshjes duke kërkuar barazimin dhe e gjejnë atë në minutën e 57-të kur kapiteni Blazhçzikovski goditi në hyrje të zonës me të majtën duke shënuar një gol spektakolar.Ndeshja ishte më e tensionuar se çdo takim tjetër i deritanishëm për shkak të nuancave politike që mori dhe për shkak të përplasjeve të dhunshme të dy tifozerive në rrugët e Varshavës.Pak orë para ndeshjes, policia polake u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, makina me ujë dhe plumba gome për të ndalur tifozët e dy palëve që përplaseshin në të gjitha rrugët e qytetit duke lëshuar thirrje nacionaliste që prishën disi bukurinë e një sfidë shumë interesante.
Polska - Россия footyroom.comby footyroom
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus