Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Portugalia duhet të kopjojë shpirtin e 2004-ës
12:36 PM
Portugalia duhet të kopjojë shpirtin e 2004-ës
"Tani duhet të rimarrim veten dhe të vazhdojmë. Duhet të përcjellim shembullin e skuadrës nga viti 2004 që e filloi edicionin me një humbje por arriti në finale”, u shpreh ai.Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka insistuar se skuadra duhet ë kundërpërgjigjet nëse dëshiron të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2012 pas humbjes 1-0 nga Gjermania në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit B."Ne ishim më të mirë se Gjermania”, tha ylli i Realit për uefa.com."Tani duhet të rimarrim veten dhe të vazhdojmë. Duhet të përcjellim shembullin e skuadrës nga viti 2004 që e filloi edicionin me një humbje por arriti në finale”, u shpreh ai.Ronaldo beson se Portugalia luajti më mirë se Gjermania por thekson se kundërshtari shfrytëzoi rastin e vetëm që iu ofrua në pjesën e dytë kur Mario Gomez realizoi golin e fitores."Në pjesën e dytë, Gjermania pati vetëm një rast kurse ne qëlluam dy herë kornizën dhe kishim disa mundësi të mëdha. Nuk patëm fat dhe ndihemi keq sepse merituam më tepër, një fitore ose së paku një barazim. Të gjithë ata që shikuan ndeshjen e panë se ishim më të mirë se Gjermania, rastet flasin për vete”, përfundoi Ronaldo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus