Kyresore » 2012 » Qershor » 26 » Portugezët i frikësohen arbitrit dhe Platinisë
12:36 PM
Portugezët i frikësohen arbitrit dhe Platinisë
Parashikimi i Michel Platini se finalja e EURO 2012 do të jetë Spanjë-Gjermani ka filluar të shqetësojë së tepërmi portugezët. Një nga të dërguarit e Federatës, Jose Carlos Freitas, deklaron për gazetën ‘Record’: "Në EURO 2000 ndodhi diçka e ngjashme. U tha se UEFA-s do i pëlqente një finale mes Francës dhe Gjermanisë dhe ne u eliminuam po atë ditë nga francezët.”
Drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit kanë kritikuar gjithashtu vendimin për t’i besuar gjykimin e takimit me Spanjën arbitrit turk Cuneyt Cakir: "Kishte gjyqtarë më të mirë nga vende që tashmë janë eliminuar, por kanë zgjeduhr turkun. Ai nuk është në nivelin e duhur për një ndeshje të tillë.”Portugezët kanë të freskët edhe ndeshjen Spanjë-Kroaci, ku ballkanasve mund tu ishin akorduar dy 11-metërsha në ndeshjen e fituar 1-0 nga iberikët duke përforcuar bindjen se kampionët në fuqi të Europës dhe Botës po favorizohen."Lojtari më i rrezikshëm i Spanjës? Platini”, thonë me shaka gazetarët portugezë në Ukrainë. Ata mendojnë se parashikimi i tij për finalen e EURO 2012 ishte një deklaratë e papërgjegjshme sepse tashmë arbitri turk mund të ndikohet nga kjo gjë në mënyrë që të shihet me sy të mirë në të ardhmen nga UEFA.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus