Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Prandeli: Italia kopjon Barcelonën për lojën në sulm
1:50 PM
Prandeli: Italia kopjon Barcelonën për lojën në sulm
Italia ka nisur të eksperimentojë një sulm me stil të njëjtë si Barcelona para nisjes së Kampionatit Europian. Trajneri i të kaltërve, Çezare Prandeli, është në kërkim të zgjidhjes së duhur për ekipin e tij para nisjes së kompeticionit më të rëndësishëm të kontinentit. Duket se moduli i preferuar i numrit një të stolit italian është 4-3-3, njësoj si ai që përdor Barcelona e Pep Guardiolës. Një rreshtim i futbollistëve që i ka dhënë shumë trofe ekipit katalanas, e tani edhe "të kaltrit” kërkojnë që ta aplikojnë e të kenë të njëjtin sukses. Sulmi fantazioz i Prandelit përbëhet nga Sebastian Xhovinko në krye, e pas tij Antonio Kasano dhe Matia Destro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus