Kyresore » 2012 » Shkurt » 24 » Prandelli, luan Milan-Juventus “Por nuk do te jete vendimtare”
1:07 PM
Prandelli, luan Milan-Juventus “Por nuk do te jete vendimtare”
Trajneri i Kombetares italiane: "Eshte shume shpejt per te thene se do te jete nje ndeshje vendimtare, keto skuadra do luftojne deri ne fund per titullin. Kuqezinjte do mundohen te ulin ritmin dhe te mbajne zoterimin e topit, Juve do mundohet te pershpejtoje. Do jete shume e ekuilibruar”Milan-Juventus afron, dhe shume parashikojne si do perfundoje. Edhe trajneri i kombetares italiane, Cesare Prandelli, gjate nje interviste ne "Eurosport”, ka folur per supersfiden e se shtunes duke u shprehur i bindur se sido qe te shkoje nuk do jete vendimtare per titullin. "Per mua eshte shume shpejt per te thene qe do jete nje ndeshje vendimtare, keto jane dy skuadra qe do luftojne seri ne fund per titullin, dy skuadra qe kane treguar vazhdimesi dhe qe e kane identitetin ne fushe te mire percaktuar. Kete vit eshte nje Serie A shume mahnitese, sepse do jete e hapur deri ne fund".Per Conten - Prandelli vlereson punen e teknikut te Juventus, plusi i vertete i ketij sezoni te bardhezinjve: "Conte eshte fantastik, i jashtezakonshem, ka transmetuar shpirtin e duhur, ate qe kishte kur ishte kapiten i Juventus per pak kohe. I ka perfshire te gjithe lojtaret e tij ne projektin-Juve”.Per Milanin - Trajneri i kalter mendon se Milan eshte dicka me shume se thjesht nje grup lojtaresh te shkelqyer: "Jane shume ata qe thone se Milan varet nga individet: une nuk jam dakord sepse skuadra ka bere shume mire gjate ketyre dy viteve te fundit, duka arritur rezultate te shkelqyera. Kjo do te thote qe edhe nga pikepamja taktike gjerat punojne sic duhet. Ndeshja e fundit fantastike ne Champions League eshte aty per te kujtuar se nuk behet fjale vetem per nje skuader te pasur me lojtare te shkelqyer por e forte me nje organizim perfekt".

Ekuiliber - Cfare ndeshje do te jete? "Do jete nje loje shume e ekuilibruar, ne ndeshje ne te cilen Milan do mundohet te ule ritmin dhe te ruaje zoterimin e topit, me Juven qe do mundohet te pershpejtoje. Tranzicioni do te jete celesi i ketij takimi”.

Struktura te pamjaftueshme - Me pas trajneri i kombetares se kalter ka gjykuar me gjeresisht momentin e futbollit italian: "Ne Itali kemi stadiume te vjeter, terrene loje jo te pershtatshme, dhe kjo me siguri nuk ndihmon ne rritjen e nivelit te lojes dhe spektaklit ne te. Por une jam i bindur se futbolli italian eshte akoma me cilesi te larte, edhe nese duhet t’i japim mundesin futbollisteve tane per te dhene maksimumin”.

Ndryshim drejtimi - Jo vetem lajme negative nga Serie A e ketij viti: "Pjesa me e madhe e skuadrave e kane nisur sezonin e ri me nje shpirt te rinovuar, me shpirtin e atyre qe duan te bejne gjithmone lojen: para ndeshjeve, lojtaret thone ‘mund edhe te humbim, por me pare do mundohemi te luajme, te tregojme qe jemi skuader qe provon, qe do te vere ne veshtiresi kundershtaret’. Eshte gjithmone e shemtuar te shohesh skuadra ne fushe qe nuk kane provuar kurre as te bejne nje gjuajtje ne porte: kjo eshte ajo qe ben futbollin te merzitshem. Ne muajt e fundit kame vene re kete ndryshim drejtimi: eshte nje rruge ne ngjitje, por edhe ajo e suksesit, besoj”.

Perspektivat titulli dhe kupat - Ne fund, ndonje pyetje-pergjigje. "Titulli? Eshte ne 50%/50%. Besoj se eshte e pamundur qe te futen skuadra te tjera ne gare. Juventusi eshte ne avantazh pa Champions? Jo, sepse ka ato rikuperimet e ndeshjeve, praktikisht ka per te luajtur nje Champions. Golashenuesi me i mire ndoshta do jete Di Natale. Champions League? Do e fitoje Barcelona. Topi i arte i ardhshem? Messi. Euro2012? Nuk e di, edhe pse shpresoj...”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus