Kyresore » 2012 » Prill » 15 » Prishtina fiton me Lirinë, sërish në krye të renditjes
6:16 PM
Prishtina fiton me Lirinë, sërish në krye të renditjes
 Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore në ndeshjen e së dielës kundër Lirisë në Prizren. 
Edhe pse vendësit në pjesën e parë shënuan gol dhe kaluan në epërsi 1:0, në vazhdim të lojës mysafirët përmbysën rezultatin dhe në fund triumfuan 3:1. Për Lirinë shënoi Mehja, kurse për Prishtinën Muriqi (autogol), Azem Ahmeti (nga penalltia) dhe Haxha.Me këtë fitore Prishtina kaloi sërish në pozitën e parë të renditjes tabelore me 45 pikë, përkatësisht 1 pikë më shumë se Vëllaznimi, i cili dje barazoi në Mitrovicë kundër Trepçës (0:0). 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus