Kyresore » 2012 » Qershor » 3 » Prishtina kampione e re e Kosovës
7:43 PM
Prishtina kampione e re e Kosovës
Prishtina, pas 33 xhirove të zhvilluara edhe zyrtarisht u shpall kampione e Reiffeisen Superligës së Kosovës. Kjo është hera e gjahut që prishtina shpallet kampione pa pas luftës
Ndeshja e fundit e Prishtinës me Vëllaznimin e Gjakovës përfundoi me rezultatin 4: 2.Golin e parë për Prishtinën, nga penaltia, në minutën 19 e shënoi Azem Ahmeti, Vetëm pesë minuta më pas, simpatizuesit e Prishtinës morën një dush të ftohtë kur në minutën 24 Vëllaznimi barazoi me një gol të mirë shënuar nga Agron Skeraj. 
Por ankthi prishtinas nuk zgjati shumë. Brenda katër minutash, nga minuta 30 e ndeshjes deri në minutën 34 u shënuan edhe dy gola nga Prishtina. Shënues ishin Mentor Mazrrekaj (në minutën 30 ) dhe Astrit Fazliu (në minutën 34).

Po thuaj seri golash kishte edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Në fillim të saj dytë, në minutën 48, Liridon Latifi shënoi golin e katërt për Prishtinën.

Pas 30 minutash, në minutën 79 Fatih Karahoda shënoi golin e dytë për Vëllaznimin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus