Kyresore » 2012 » Prill » 23 » Problemet e Barcelonës
8:45 PM
Problemet e Barcelonës
Katalanasit po vuajnë fuqinë e madhe financiare të Realit të MadriditNuk mund të thuhet se klubi nuk ka para. Sipas informacioneve krejtësisht të besueshme, Barcelona ka rrogën mesatare më të lartë në botë ndër gjithë klubet e futbollit, me rreth 7 milionë euro në sezon për çdo futbollist.Gjithsesi, e marrë në tërësi, vetë skuadra katalanase nuk është aq e shëndoshë sa ajo e Realit të Madridit, apo ndonjë skuadër tjetër. Nëse shikon lojtarët që kanë luajtur këtë sezon, vëren se 13 prej tyre janë prodhim i akademisë "La Masia”, nga 21 gjithsej, ndërsa blerjet gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë më të pakta. Kohët e fundit në "Kamp Nou” kanë ardhur Maskerano, Keita, Alvesh, Abidal, Vija, Adriano, Afelai, Sançez e Fabregas, ndërsa janë larguar Jaja Ture e Maksuell.Jo vetëm kaq, por gjatë sezonit në vazhdim trajneri Pep Guardiola është shqetësuar nga dëmtime të rëndësishme si ato të David Vijës, herë-herë të Aleksis Sançezit, Ibrahim Afelait apo sëmundja e Erik Abidalit.
Ndryshe është gjendja tek Reali ku nga 23 lojtarë, shumica dërrmuese janë të blerë shtrenjtë. Janë plot 19 lojtarë të blerë vitet e fundit me Ronaldon e Kakanë si rekordmenë, por edhe me Benzemanë, Higuainin, Shahinin, Pepen, Ramosin, Karvaljon, Kedirën, Ozilin, Marselon, Alonson, Koentraon, Altintopin, Arbeloan, Albiolin, Di Marinë, Diarranë apo të riun Varane.
Kjo ka bërë që trajneri Murinjo të ketë më shumë energji në dispozicion në një sezon ku luftohet në shumë drejtime dhe të përballojë më mirë dëmtimet. Barcelona e markës "La Masia” ka treguar se mund të fitohet dhe me lojtarë të ekipeve zinxhir, por kjo gjë nuk mund të vazhdojë pandërprerje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus