Kyresore » 2012 » Janar » 20 » PSG arrin marrëveshjen me Tevez dhe M.City
9:42 PM
PSG arrin marrëveshjen me Tevez dhe M.City
Telenovela Tevez është shumë pranë fundit. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Carlos Tevez dhe Manchester City kanë arritur marrëveshjet përkatëse me Paris Saint Germain dhe mungon vetëm konfirmimi zyrtar i dy klubeve. PSG do të paguajë tek klubi anglez për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas plot 37 milionë euro , ndërsa vetë Tevez do të paguhet 11 milionë euro në sezon.Më parë, klubi francez kishte ofruar 7 milionë euro rrogë për futbollistin, por në takimin e sotëm mes agjentit të Tevez dhe Leonardos (drejtorit sportiv të PSG) gjithçka është zgjidhur.Tevez do të luajë në kryeqytetin francez deri në vitin 2015.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus