Kyresore » 2012 » Korrik » 1 » PSG, Leonardo mohon Kaka-në
12:20 PM
PSG, Leonardo mohon Kaka-në
"Ricardo Kaka nuk është më prioritet i Paris Saint Germain”. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të klubit fracez Leonardo në një intervistë për të përditshmen "Le Parisien”. Braziliani i Realit të Madridit ishte vendosur në radarët e gjigantëve francezë, por ish-trajneri i Milanit mohoi për momentin një trasferim të Kaka në kryeqytetin francez."Nuk ekzistojnë bisedimet me Kaka, nuk ka asgjë të vërtetë. Kam një marrdhënie miqësore me të dhe duke u bazuar te një fakt i tillë, të gjitha mediat spekulojnë për një trasferim të tij te PSG. E vërteta është së për momentin Kaka nuk është objektivi ynë”. 
Dy muaj më parë, kur ekipi i Mourinhos u eliminua në Champions League nga Bayern Munich, përfaqësuesit e PSG zhvilluan një takim me Kaka dhe Higuain, pasi në atë kohë sheiku Al-Thani ëndërronte trnasferimin në Paris të dy lojtarëve në fjalë, aq sa ishte i gatshëm t’i ofronte 30-vjeçarit 9 milionë Euro në sezon. Por klubi francez nuk ishte i gatshëm të derdhte në arkat e Realit 25 milionë Euro të kërkuara nga shoqëria spanjolle.Ricardo Kaka, kohët e fundit është bërë synimi kryesor i skuadrës kineze të Guangzhou, që është gati t’i ofrojë brazilianit 18 milionë dollarë në sezon, ndërsa realit 25 milionë dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus