Kyresore » 2012 » Qershor » 5 » PSG në sulm për Ibrahimoviç
1:16 PM
PSG në sulm për Ibrahimoviç
Mediat franceze vazhdojnë të servirin lajme me breshëri, kur në mes të tyre janë yjet e Milanit. Pasi ditët e kaluara u përfol për një sulm për të sjellë në Paris brazilianët Thiago Silva dhe Alexandre Pato, këtë herë në tratativë duket se i shënjestruari i parë do të jetë Zlatan Ibrahimoviç. Sipas shtypit transalpin, Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo, i ka ofruar Adriano Gallianit 34 milionë euro neto, plus 6 të tjera bonus, në rast se klubi i Carlo Ancelottit kualifikohet në Champions League në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, për futbollistin që mbërriti dy vite më parë në "Milanello2 për 24 milionë euro, Leonardo ka gati 9 milionë euro neto në sezon për tri vitet e ardhshme, plus bonuse sezonale që mund të kalojnë 2.5 milionë eurot.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus