Kyresore » 2012 » Korrik » 25 » PSZH hyn në garë për Luka Modriç
2:12 PM
PSZH hyn në garë për Luka Modriç
Historia e transferimit të Luka Modriç ka marrë një kthesë mjaft interesante pasi PSZH bëri të ditur se është gati të paguajë shifrën e 40 milion paund që kërkon Totenhemi për futbollistin kroat.Mesfushori kroat pritej t’i bashkohej Real Madrid, por gjigandët spanjollë nuk duan të kalojnë shifrën e 31 milion paund për të siguruar shërbimet e tij. Sipas asaj që raporton "Daily Mail”, vetë futbollisti nuk dëshiron të transferohet në Francë, por klubi është gati ta shesë për sa kohë që PSZH paguan shifrën që kërkojnë londinezët.Meqë Modriç ka bërë të qartë se dëshiron të largohet,Reali mendoi të përfitonte nga situata, por me hyrjen në lojë të PSZH, gjithçka është bërë më e komplikuar pasi parisienët janë në gjendje të bindin këdo falë shumave të mëdha që ofrojnë për blerjen dhe për rrogat e lojtarëve.Edhe gjatë ditës së djeshme, zëvendëstrajneri i Realit, Aitor Karanka, konfirmoi dëshirën e kampionëve të Spanjës për të patur në gjirin e tyre këtë futbollist."Kush nuk do të dëshironte të kishte në skuadër një lojtar të tillë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe zhvilloi një Evropian të shkëlqyer, është e qartë se te Reali ai do të përshtatej shumë mirë”, tha Karanka.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus