Kyresore » 2012 » Mars » 6 » PSZH: Nuk na interesojnë Higuain e Suarez
4:58 PM
PSZH: Nuk na interesojnë Higuain e Suarez
Sa herë që një lojtar cilësohet në shitje, klubi i parë që të gjithë përmendin është ai i PSZH. Për këtë arsye, shpesh drejtuesit e kësaj skuadre janë të detyruar të shpjegojnë se nuk po ndjekin disa lojtarë të veçantë.Vetë presidenti i kësaj skuadre, Nasser Al-Khelaifi ka shpjeguar se dy emra që nuk i interesojnë parisienëve janë Higuain dhe Suarez, ndërsa ky klub dëshiron që të zbulojë talente të reja, siç bëri Barcelona me Mesin."Duam të ndërtojmë një skuadër që të fitojë Ligën e Kampioneve. Duam edhe një Mesi të ri, por kuptohet që do të përforcojmë skuadrën. Higuain e Suarez nuk na interesojnë”, ishin fjalët e tij për mediat, ndërsa ka shtuar se që tani kishte filluar të shihej efekti Ançeloti tek ekipi.Pikërisht ky i fundit do të ketë në dorë përzgjedhjen e lojtarëve që duhen afruar dhe përveç emrave të "zakonshëm” si Pato e Tevez, mediat franceze kanë bërë të ditur se ai ka kërkuar blerjen e portugezit Pepe. Sipas burimeve pranë klubit, trajneri italian ka dhënë "OK” që të shpenzohen deri në 20 milionë euro për të transferuar futbollistin nga Reali i Madridit, pasi është i bindur se mund ta ndihmojë 29 vjeçarin të rregullojë edhe karakterin e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus